1.

Këto ditë, dolën në mejdan disa ‘dindushmanë’ nga Deçani që thanë se e kanë formuar një ‘Lëvizje antiislame’ dhe po punojnë për shtimin e të pafeve në Kosovë.

Vërtet, instinkt tragjik!

Fatkeqësisht, një gafë tjetër të kësaj natyre e bëri edhe historiani Jusuf Buxhovi, kur i tha ezanit ‘ulurimë’, e para disa muajve edhe Mehmet Kraja bëri gafa të tilla.

(Pikërisht J.Buxhovi dhe M.Kraja, janë ata dy personat e vetëm, për të cilët, komandanti i UÇK-së, Fehmi Lladrovci, në vitin 1996, i konsideronte si njerëzn të Beogradit në Kosovë, pra agjent të shërbimit sekret serb të UDB-së. Shih: https://www.facebook.com/watch/?v=4916401675094482).

2.

Nuk është problemi përse po folin, por problemi është se ku po e marrin atë guxim, e me dal me fol kundër popullit mbi 96 %!?

Çka po mendojnë ata njerëz, a po mendojnë se janë populli i Kosovës!? Populli i Kosovës jemi ne, që jemi kurrizi i këtij populli, që ditë e natë po punojmë për mbrojtjen e familjes e të kombit shqiptar, e ata janë si ata ‘kopilat’ e dëmshëm, që bujqit i t’herrin prej pemëve e perimeve…

Shyqyr, që shumë shpejt u muar vesh, se bëhet fjalë për orkestrime nga shërbimet serbe që punojnë kundër Kosovës dhe institucionet kanë ndërmarrë veprimet e tyre.

3.

Sikundër kësaj, i ftojmë dindushmanët, që të pendohen dhe të lexojnë për Islamin, ani pse kanë mllef.

Murad Hofman, diplomat i lartë gjerman, i konvertuar në Islam, kur flet për të kaluarën e tij, thotë se ka filluar të lexojë për Islamin, me qëllim të kundërshtimit, por ka përfunduar në përqafim të tij.

Nuk i dihet. Raste të tilla ka shumë…

Megjithatë, me këta njerëz duhet të sillemi me urtësi e qytetari, ashtu siç na mëson Allahu e Pejgamberi a.s.

Allahu në Kur’an ka thënë: “E robët e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqe! Ata janë që për hirë të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke bërë namaz, e duke bërë sexhde e kijam.” (El-Furkan, 63-64)

Fjala ‘Paqe’ (selamen), nuk është për qëllim ‘selami’ si lutje, por mbrojtja kundër tyre në mënyrë paqësore, e me fjalë të mira…!

Xhamia Gazi Mehmed Pasha (Bajraklia)

Prizren, 27 tetor 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *