Gjithmonë me Zotin, në skamje e sëmundje…!

Prej kushteve të imanit është ‘besoj se çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe, ndodh sipas përcaktimit të Allahut dhe krijimit të Tij’. Shumë e saktë dhe paalternativë!

Zoti i Madh, ka thënë:

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj e që mos të jetë në shënime (libër, Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është lehtë”(Kur’ani, El-Hadid:22).

Populli thotë, çka vjen prej Zotit, mirësevjen!? Është më se e vërtetë, sepse krijimi i Allahut, bartë ‘urtësinë hyjnore’. Ajo i bjer për shtati të gjithëve, anipse neve nuk na pëlqen.

E jona, është të respektojmë masat preventive, që japin institucionet kompetente kundër Coronavirusit, por edhe t’i lutemi Allahut për largimin e sprovës.

Zoti, shumë i do ata që i luten Atij dhe i merr n’grykë, më ndryshe!

I Gjithëfuqishmi, i ka lavdëruar ata besimtarë, ‘që bëjnë sabër në skamje e në sëmundje’ (Kur’ani, El-Bekare, 177). E, kur Allahu e vlerëson dikë, kjo përkthehet në shpërblim e mirësi për besimtarin. Mëshira e Allahut është e madhe…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 16 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *