Fjala e Pejgamberit a.s., që na gëzoi pa masë…!
Në një moment, Pejgamberi a.s. tek sa po ligjëronte, erdhi një njeri dhe pyeti me nxitim:
O i Dërguari i Zotit, kur do të ndodhë Kijameti?
Pejgamberi a.s. i tha: çfarë ke përgatitur për atë ditë?
Njeriu tha: Nuk kam përgatitur aq shumë prej namazit, agjërimit apo sadakasë, por një gjë e dij sigurtë: Unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij!
Pejgamberi a.s. i tha: E, ti do të jesh (në Ditën e Kijametit), me ata që i ke dashtë.
Transmetuesi Enes bin Malik r.a., thotë se nuk ka pasur ndonjë këshillë më të gëzueshme për ne, se sa kjo fjalë e Pejgamberit a.s.: ‘E, ti do të jesh, me ata që i ke dashtë’.
Ata, nuk kishin asnjë dilemë, për dashurinë e tyre ndaj Allahut e Pejgamberit.
Zoti ynë, për hatër të dashurisë tonë për Madhërinë Tënde e për Pejgamberin tonë, largoje këtë sprovë nga ne, pa asnjë pasojë! Amin, ja Rab-bel alemin!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 16 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)