Rasti, kur Allahu ndërhyri direkt…!
Jemi në kohë sprovash. Pa thënë Zoti, asgjë nuk bëhet. Kur’ani, përmend momente, kur Allahu ka ndërhyr direkt me vullnetin e Tij!
Hazreti Zekerija a.s., nuk kishte fëmijë, gruan e kishte sterile. Në pleqëri të thellë, i dobësuar në trup e eshtra, iu lut Allahut, që mos të mbetej i vetëm, si dhe ta linte dikë në rrugë t’Zotit. Por, është interesante, mënyra si i lutet Allahut:
“E, me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. (Kur’ani, Merjem, 4).
Pra, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar! E solla këtë shembull për ta skicuar bindjen e thellë që kishte Zekerija a.s. në përgjigjen e Allahut, e që duhet ta kemi secili.
Krijuesi i gjithësisë, e përgëzoi me një djalë të mirë, Jahjanë a.s., pejgamber para hazreti Isës a.s.
Prandaj, për Allahun, nuk ka asnjë pengesë. Varet shumë prej dëlirësisë tonë. Ai është Krijuesi i këtyre ligjeve fizike, Ai ndërhynë kur të dojë dhe si të dojë.
Ne, maksimalisht duhet të respektojmë udhëzimet e specialistëve, kundër #coronavirusit, e pastaj çështjen tonë ia dorëzojmë Krijuesit. Por, assesi e kundërta!
“E, vërtet të dashurit e Allahut, nuk kanë pse frikësohen e as të brengosen! (Kur’ani, Junus, 62).
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 17 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)