Kush e thinji Pejgamberin (a.s.)?
Rreziku i sprovës #Covid-19, (#coronavirus), akoma nuk ka kaluar. Ndërkohë, po shohim, se njerëzit kanë filluar ta injorojnë këtë rrezik. Kjo nuk është mirë, duhe saber, sepse edhe virusi e ka kohën e limituar, vetë tretet.
Islami fton për qëndrueshmëri në udhëzime. Allahu i ka thënë Pejgamberit: “Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar!” (Kur’ani, Hud, 112).
Pra, qëndro në rrugën e shpalljes!
Ibën Abasi r.a., thotë se ky ajet, ka qenë më i rëndi për Pejgamberin a.s., nga frika se mos nuk është duke qëndruar si duhet në udhëzimet e Zotit!
Kur sahabët i kishin bërë pyetje Pejgamberit a.s., se herët të janë paraqitur thinjat në kokë, i Dërguari i Allahut, duke aluduar në ajetin në fjalë, ishte përgjigjur: شَيَّبَتْنِي هُودٌ وَ أَخَوَاتُهَا -“Më ka thinjur kaptina Hud dhe simotrat e saj”
Prandaj, qëndrueshmëria afatgjate është e vështirë, por është e suksesshme. E kundërta, është fatale. Edhe në boks është kështu. Edhe në shkollë, po ashtu. Nxënësi, që i bën asgjë mësimet, nuk tregon sukses. E, ai që e merr seriozisht, ai suksesin e ka të garantuar.
Zot i Madhërishëm, për hirë të imanit tonë, na largo këtë sprovë, pa asnjë pasojë!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 19 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)