Malli për xhumanë…!
Sot, në Kosovë, nuk do të kemi namaz të xhumasë! Nuk do të ketë, as në Qabe e as në xhami të Pejgamberit a.s.! Pikëllim, nostalgji e dashuri, njëkohësisht!
Mihrabi e minberi, thatë! Kurrë, nuk e kam përjetuar, më shumë se sot! Veq në luftë, 1999, nuk e kemi falur! Ndjenjë e trishtë! Si vdekje!
Falë Zotit, e kemi ezanin. Ai, do të kumbojë! E, imamët bashkë me xhematin, vështirë për t’i përmbajtur lotët!
Por, edhe këtë po e bëjmë për hirë të Zotit. Ai, na ka thënë që ta ruajmë shëndetin dhe jetën e njerëzve. Ky është vetë xhihadi!
Zot i Madh, mos na lë pa xhuma edhe shumë kohë. Largoje nga ne sprovën #COVID-19 (#coronavirus), pa asnjë pasojë…!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 20 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)