Mirënjohje luftëtarëve – Mjekëve…!

Prej sot, në Kosovë, edhe parqet janë të mbyllura. Edhe ambulantat private! Edhe çdo gjë tjetër! Heshtje gjithandej! Shyqyr, bile koha, që ka marrë mirë, diell!

Fortifikim e ikje nga virusi i pamshirshëm #Covid-19 (#coronavirus)!

Por, janë mjekët, infermierët,  stafi mjekësor në përgjithësi, një për një, ata që me ‘armë’ në dorë, po zhvillojnë luftë kundër këtij armiku të pamëshirshëm e të pakapshëm!

Rrezikshmëria e tyre është reale dhe dallon prej asaj të supozuar. Nuk ka çmim! Gjersa, të gjithë qëndrojmë pranë famijeve, ata janë në vijë të frontit.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

عَيْنَانِ لَا تَمَسُّهُمَا النَّارُ: عَيْنٌ بَكَتْ مِنْ خَشْيَةِ الله، وَعَيْنٌ بَاتَتْ تَحْرُسُ فِي سَبِيلِ الله –

“Dy sy, nuk i djegë zjarri i xhehennemit: Syrin që qan për dashuri ndaj Allahut dhe syri që kalon natën zgjuar, duke bërë roje, për hirë të Allahut!”

Mirënjohje nga shpirti!

Zot i Madh, mbroje stafin shëndetësor, në këtë luftë dhe shpërbleji me mirësit e dynjasë dhe ahiretit!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 21 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *