GJETJA E ZOTIT…!
Ashtu, sikurse etja që dëshmon për ujin edhe nevoja për fenë, dëshmon për Krijuesin.
Çdo njeri, në shpirt e ka ndjenën për fe, pa diskutim!
Por, disa e mbulojnë dhunshëm, me mbishtresa të tjera, duke mos e lënë të pulësojë!
Kur’ani, përmend se një prej atyre mbishtresave është mendjemadhësia: “…Kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata bënin mendjemadhësi – arrogancë” (Kur’ani, Es-Safat, 35).
Njeriu i ngratë, nuk ka mendjemadhësi, por ai që i ka punët mirë, ka shëndet, ka shumë pasuri, pozitë, fuqi, etj. Duke u ndjerë i fuqishëm, e harron nevojën për Krijuesin. Hmm, këtu është poenta!
Por, ç’e do që, gjatë sprovave e fatkeqësive, ndjenja për fenë është më aktive, sepse, pikërisht në këto rrethana, ka raënë mbishtresa e mendjemadhësisë.
Hajde t’ia qesim provën kësaj që po e themi!
Në sëmundje serioze, vetiu, njeriut i shkon mendja te vdekja. Apo, kur është përballë ndonjë rreziku real, p.sh., në airoplan, ku e di, se nuk ka ‘pshtim. Apo, në pleqërinë e thellë, para vdekjes, kur nuk e ngon as gruaja, as fëmijtë e lëre më të tjerët! Pra, atëherë, kur i humb shpresat për rimëkëmbje!
Në këto raste, faktikisht e praktikisht, nuk ka, kujt t’i mbahet mendjemadh. Nuk mundet edhe nëse do! E, duke rënë nga shpirti mbishtresa e mendjemadhësisë, del në sipërfaqe ndjenja e fesë, e cila prej kohësh, e kërkon Krijuesin e vet. Në këtë moment, njeriu, i kthehet Allahut, apo e gjen Allahun, kushtimisht.
Shikone, çfarë thotë Allahu, i qofshim falë:
“Kur njeriu mbetet i pa shpresë, i përulur e i pafuqishëm, atëherë i lutet vetëm Allahut për ndihmë.” (Kur’ani, Junus, 12).
Zot i Plotfuqishëm, për hirë të ‘esmaul husna’ na mbroj prej #Covid-19 (#coronavirus)!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 22 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)