ZOTI, NUK MASHTROHET…!
Fatkeqësitë, siç është kjo #Covid-19, e tronditin loçkën e shpirtit. Sidomos, kur nuk ka rrugëdalje.
Tash e sa kohë, kufijtë ajror, janë mbyllur, nuk ka ymyt për mjekim diku tjetër.
Secili shtet, është zënë me dertin e vet, s’kanë faj. Kjo sëmundje, nuk është mahi!
Kur kufizohen opsionet, shpirti instinktivisht, lyp qare. Lyp ngushëllim, akoma pa ndodhur! Meqë e di se ndihma e miqve nuk bën punë, ai gjurmon opsione tjera! Në këto momente, shpirti ndalet te një Fuqi, tek Allahu. Edhe qafiri më i madh, bjer në salavat!
Këtë vëlim të shpirtit, Allahu e di hollësisht. Ai, e dëgjon psherëtimën tonë. Mirëpo, gabimi ndodh, kur shpirti gënjehet apo korruptohet, pra, kur i lutet Krijuesi, me dredhi, veq për të kaluar rrezikun, me idenë se vazhdon sevdanë e vjetër!?
Zoti nuk mashtrohet, nuk rrehet. “Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo” (shih:Kur’ani, Taha, 7), dmth, edhe atë që njeriu akoma nuk e ka menduar apo nuk e ka thënë.
Krijuesi, në Kur’an, na tërheq vërejtjen, që t’i lutemi sinqerisht e pa hile.
Një grup i mosbesimtarëve, nuk ‘ninin për Zot. Por, kur u erdhi puna ngushtë nga dallgët e mëdha, në midis të detit, ata, instinktivisht klithën: Aman Zot, na shpëto! Por, ç’e do, që, pasi dalin në tokë t’zezë edhe shpëtojnë, kur ata, përsëri me avazin e vjetër, e mohojnë Krijuesin dhe bëjnë idhujtari. (El-Ankebut, 65).
Për këta njerzë, Allahu ka përgatit, dënim të dhembshëm. Allahu, ia jep shansin njeriut, nëse e humb, e lë në atë që ka zgjedhur, për të qenë dënimi i dhembshëm!
Zot i Madh, për hirë të sinqeritetit tonë, na mbroj prej Covid – 19 (#coronavirus)!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 25 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)