Dje më datë 19 maj 2024 (e diel), Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Grnçar, komuna e Prizrenit, organizoi ceremoninë solemne të Duasë së Hatmes, me rastin e mbarimit të Mektebit nga 16 nxënës, prej tyre 9 vajza e 7 djemë.
Vërtet ishte një tubim madhështor e fantastik. Të veshur me veshje solemne, nën tingujt e daulles si simbol feste, nxënësit bashkë me imamin e kryeimamin defiluan rrugës së fshatit, nga xhamia e deri te shkolla ku u mbajt ceremonia, ku morën pjesë shumë imamë, xhematlinjë e qytetar nga fshati dhe më gjerë.
Imami i xhamisë, Anel ef. Avdija, me shumë sukses ua mësoi leximin e Kur’anit 16 nxënësve. Në fjalën e tij, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit për këtë kontribut madhor e afatgjatë. Ai tha se këta fëmijë kanë një pozitë të veçantë tek Allahu, sepse e kanë mbaruar leximin e Kur’anit, andaj janë krenaria e shoqërisë tonë dhe yje të ymetit të Pejgamberit a.s. Po ashtu, ai i përgëzoi dhe prindërit për vetëdijën e lartë.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një ‘çertifikatë’ për mbarimin e mektebit, si dhe nga një dhuratë modeste.
Sipas traditës, duaja e Hatmes është një moment feste.
Zoti e shpërbleftë imamin Anel ef. Avdija për këtë kontribut.
Shumë urime e shëndet për nxënësit! Inshallah, Kur’ani u bëhet dritë në këtë botë, kurse xhennet në ahiret!
Lista e nxënësve që e mbaruan Mektebin dhe bënë Hatme Kur’anin:
1. Helis (Haldis) Mujo
2. Enis (Vahil) Abo
3. Elnis (Esat) Vejapi
4. Amel (Armel) Mujo
5. Medina (Vahil) Abo
6. Silijana (Mirnez) Jonuzi
7. Rihana (Rehad) Emrulahi
8. Belina (Bersim) Amza
9. Nelsa (Nuhret) Karce
10. Ajhela (Alten) Kurtaj
11. Denis (Ilzo) Abdulahi
12. Semina (Sejran) Hamza
13. Hanel (Hermin) Memisi
14. Mejla (Hermin) Memisi
15. Sanil (Arset) Vejapi
16. Meliha (Melsit) Mamuti