Gjurmën e sexhdes, nuk e djeg xhehennemi…!

Sexhdeja e namazit, e lë një gjurmë në ballë. Por, krahas shenjës së ‘vrukt’, në anën tjetër, fytyra e besimtarit është e ngazëllueshme.

Populli thotë, ‘fytyrën e kish nur’.

Fjala është për atë sharmin e fytyrës, që buron nga çiltërsia e shpirtit, e që nuk ka të bëjë me bardhësinë e lakurës.

Në këtë nur, rol ka sexhdeja, për të cilën, Pejgamberi a.s., ka thënë se është momenti, “kur njeriu gjendet më afër Zotit”.

Gjurmën, e ka përmendur Krijuesi i gjithësisë, në Kur’an: “Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes” (Kur’ani, El-Fet-h, 29).

Por, përtej materiales, gjurma e sexhdes esencialisht vërehet në transformimin shpirtëror të besimtarit, në sjelljet e veprat e tij.

Për nderin e lartë që ka te Zoti, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit, që ta djegë gjurmën e sexhdes!” (hadith)

Zot i Madh, na mbroj nga #Covid-19…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 30 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *