Nuk është problemi te privatësitë njerëzore, për të mos thënë te liritë njerëzore, por problemi është te pompoziteti i prodhimeve surrogate, në të gjitha sferat.
Këtu janë ngatërruar gjërat!
Sot, është një luftë në mes natyrales dhe artificiales.
Një mjek më tha, mos ha fruta, sepse sot po thuajse të gjitha janë artificiale, me përjashtim të atyre që rriten bio, pa kimikale.
Një tjetër, më tha ke kujdes prej mjaltit, se disa i ushqejnë bletat me sheqer…
Feja Islame është quajtur ‘fe e natyrshmërisë’ (dinu’l-hanif), sepse është kompatibile për natyrën e njeriut, në të gjitha aspektet e tij.
Mos pi alkool, u kry. Mos ha mish derri, u kry. Martohuni burrë e gru, u kry. Ndalohet martesat e gjinisë së njëjtë, u kry…
Nëse organizmit tonë i çesim naft, pasojat dihen.
Atëherë, përse kemi nevojë që ta zhvillojmë ‘turizmin’ surrogat, përkundrazi ne duhet ta minimizojmë, e më së paku mos t’i krijojmë hapësirë normale.
Nuk është problemi te shteti ynë, por te diskursi i BE-së!?
E kam thënë dhe njëherë tjetër, në një të ardhme, kur sigurisht të gjithë ne do të jemi nën dhé, njerëzit për nga aspekti i tipologjisë humane do të ndahen në dysh:
1) Njerëzit; dhe
2) Njerëzit surrogatë (që përngjasojnë me njerëzit).
E në këtë kohë, që dy grupet do ta kërkojnë fenë Islame me llupë, si një zgjidhje të përbashkët, të parët, për ta vazhduar fisnikërinë njerëzore, kurse të dytët për ta vazhduar mbijetesën njerëzore.
Kjo garë, duket se ka nisur në nivel të Botës!