Coronavirusi dhe sekuenca e ahiretit…!
Sprovat e ndryshme, siç janë sëmundjet, rreziqet reale, fatkeqësitë natyrore, etj, e shkundin njeriun. E ulin në tokë! Sikur agjërimi që ia gërryen fundin lukthit, ashtu edhe sprovat i shkatërrojnë djallëzitë e shpirtit!
Në të tilla raste, njeriu e ka hallin e vetvetes. Sepse, shpirti i tij flet me origjinalitetin e vet, pa hipotekat egoiste të dynjasë. Zoti e ka bërë kështu! Brenga për vetveten, është aq e fuqishme sa dominon çdo tjetër!
Në fakt, kjo shpërfaq një sekuencë të ahiretit.
Allahu, thotë në Kur’an:
E kur të vijë ushtima shurdhuese (kijameti): Atë ditë kur njeriu ik nga vëllai i vet; edhe nga nëna edhe nga babai i vet; edhe nga shoqja e vet dhe djemtë e vet. Atë ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet. (Kur’ani, Abese, 33-37).
Zot i Madh, na mbroj nga #Covid-19 (#coronavirus)…!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 31 Mars 2020
(Nga karantina, #Covid-19)