Gjatë luftës, tani dëshmorë të kombit, Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, Zoti ia pastë falë xhennetin, e këndonin këngën:
Se si vihet te liria,
Të gjitha rrugët m’i mësoi frëngjia,
Se si duhet derdhur gjak,
Kshtu më mësoi babgjyshi plak.
Sot, më 12 qershor 2024, në kodrinën e Arbërisë së Prizrenit (ish-Leskovec), u bë përurimi i obeliskut ‘Kalaja e UÇK-së’, ku janë vendosur tri shkronjat e lavdishme me një madhësi gjigante.
Vërtet, një punë e mirë.
Ideja është që fëmijëve t’ua tregojmë rrugën e lirisë e të çlirimit, edhe pse ata kurrë nuk do ta përjetojnë atë gëzimin që ne e përjetuam, sot e para 25 viteve…!
Urime Dita e Çlirimit…!