Për nder të festës së Kurban Bajramit, nxënësit e mësim-besimit në Prizren, së bashku me mualimet e tyre, organizuan program festiv në sheshin e Shadërvanit në Prizren.
Një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti kryeimami Orhan ef. Bislimaj, i cili uroi të gjithë të pranishmit për festën e Kurban Bajramit, duke i përgëzuar kështu prindërit për përkrahjen e vazhdueshme. Ai uroi nxënësit për vullnetin e treguar për ndjekjen e mësimeve në mekteb.
Më pas, nxënësit e mektebit, në grupe-grupe, shfaqën program me recitale, ilahi e aktivitete të tjera.
Në fund, për të gjithë nxënësit u shpërndanë dhurata, donacion nga besimtarët përmes shoqatës “Bereqeti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *