Sot, me datë 25 qershor 2024, prita në takim pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren:
– Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Aslano”, si dhe pjesë e stafit të Radios ‘Romano Avazo’,
– Sejnur Veshall – ish zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, dhe
– Jasir Misini, nga Radio Romano Avazo.
Bashkë me ta, ishte edhe mualimja e KBI-Prizren nga xhemati i romve, znj. Gulcan Harbi-Misini, e cila vazhdon të japë një kontribut të shquar për komunitetin, për shumë vite me radhë, për gra e fëmijë, nëpër xhami të Prizrenit.
Më erdhi mirë për mirënjohjen e tyre ndaj Bashkësisë Islame, si dhe ndaj meje si Kryeimam, për kujdesin e treguar ndaj komunitetit rom, në të gjitha aspektet, e sidomos në aspektin e edukimit fetaro-arsimor përmes Mektebit.
Ishte një takim shumë i mirë.
Orhan Bislimaj