1.
Edhe pse e dinin se nuk është ashtu dhe e njihnin mirë, përsëri e akuzonin me llojlloj etiketash. Kështu bënë idhujtarët e Mekës, hebrenjtë e të krishterët në raport me Muhamedin a.s.
Allahu i Madh, në shenjë demaskimi ndaj tyre, e zbriti ajetin e Kur’anit: “Ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën. (El-Bekare, 146)
A ka kush në Kosovë që nuk e di se si ndërtohen xhamitë?
2.
Me të vërtetë akuzë absurde e palidhje.
Shtrohet pyetja, ku është logjika e përfitimit të Serbisë, duke investuar një xhami apo disa xhami (!?), pra të investojë mjete në ndihmë direkte Islamit, të cilin e sheh armikun më të madh të saj?
Çka përfiton prej kësaj dhe si mund të përfitojë?
Edhe akademikët serbë, edhe akademikët shqiptarë e thonë se Islami, për shkak të diferencës fetare me serbët, e ka ruajtur qenien shqiptare nga asimilimi sllav.
Pastaj, shërbimet sekrete të shteteve, zakonisht investojnë në njerëz, e jo në godina, por në këtë rast imamin e vendos xhemati dhe Bashkësia Islame, e jo Serbia.
Më shumë do ta hante pazari këtë rrenë sikur të thoshte se ‘Serbia po bashkëpunon me ndonjë imam në Kosovë’ (që kurrë s’ka për të ndodhur), se sa me thënë ka investuar xhami?
3.
Nga një shikim retrovizor, a nuk po tingëllon kjo akuzë si pjesë e planit antiislam, apo e kuzhinave serbe, që vazhdonin t’i njollosnin shqiptarët nëpërmjet xhihadit islamik!?
Vetëm çorbat po ndryshojnë, por jo edhe qëllimi.
Edhe Lëvizja e famshme e Deçanit, në fillim thoshte njësoj, në emër të shqiptarizmës e për shqiptarizmën, por shpejt i zbuluan lidhjet e tyre me kishën ku u pagëzuan.
4.
Gazetari e televizioni e ka levërdinë mediatike, por as ky e as ata ‘faqebardhët’ e Deçanit, nuk kanë dal rastësisht. Nuk patën dalë rastësisht as ata ‘plisbardhët’ e Llapushnikut që thonin se kisha po na pranon me plisa, e xhamia jo, ndërkohë që plisat i mbanin vetëm para kamerave!?
Shyqyr, që populli i njeh imamët e vet, i di qysh i ndërton xhamitë vetë me njersën e ballit, edhe tashmë po i di fort mirë planet e huaja, antishqiptare e antiislame…!
Orhan Bislimaj