Aftësia njerëzore për perceptimin e Zotit…!?
(sensus communis)
Edhe ateisti më i vrazhdë, beson në Zot. S’ka qare! Pikë! Ani më kur ka ndonjë rrezik, as që diskutohet, të gjithë i kthehen Krijuesit për ndihmë!
Gjithmonë ka qenë kështu, jo vetëm sot! Fiset më primitive në juglindje të Australisë, besojnë në Krijuesin.
Edhe ai njeriu më primitiv, atje diku në parahistori, atëherë kur ka qenë ‘gjysmë kafshë’, atëherë kur nuk ka pasur asgjë arsimore e kulturore, megjithatë, ka pasur besim fetar. Asokohe, kanë qenë të njohur fetishizmi, totemizmi e animizmi.
Në këtë kuptim, antropologët e psikologët, nevojën fetare e konsiderojnë fakt përfundimtar tek individi.
Dhe, ndjenja fetare në sinkronizim me arsyen njerëzore, përbëjnë aftësinë e mjaftueshme për perceptimin e ekzistencës së Krijuesit.
Rudolph Otto, këtë aftësi e quan ‘sensus communis’.
Prandaj, pranimi i Krijuesit, nuk ka alternativë! Secili njeri, duhet ta rikuptimësojë!
Imam Ebu Hanife (r.a.), thotë:
“Askush nga njerëzit nuk ka arsye për injorancën e tij në lidhje me perceptimin – njohjen e Krijuesit të tij. Për të gjithë njerëzit pa dallim, është obligim njohja e Krijuesit të Lartëmadhërishëm dhe të besuarit se Ai është Një i vetëm, gjersa secili prej tyre e sheh krijimin e qiejve e të tokës, krijimin e vetvetes, si dhe të çdo gjëje tjetër nga krijimi i Allahut të Madhërishëm…”
Zot i Madh, na mbroj prej #Covid-19 (#coronavirusi)…!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 02 Prill 2020
(Nga karantina, #Covid-19)