1.
Sot, shyqyr Zotit kemi shkolla dhe fëmijtë kanë ku të arsimohen.
Është fjala për shkollat laike (shtetërore e private), ku fëmijtë mësojnë për lëndë të ndryshme mësimore, duke filluar nga shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, e deri te lëndët e artit e ato të teknologjisë.
Por, shkollat e sotshme, a mund ta zëvendësojnë mektebin?
Përgjigjja është jo, nuk mund ta zëvendësojnë kurrë, për arsyet e mëposhtme!
2.
Shkolla dhe Mektebi janë dy anë të një medalje. Ato, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, përkundrazi e kompletojnë njëra tjetrën.
Sepse, vetë njeriu është qenie dihotomike që përbëhet prej trupit e prej shpirtit, njëkohësisht.
Në gjuhë arabe i thuhet ‘abd’ – rob, dhe kurdoherë që ndodhë ndarja mes tyre, pason vdekja.
E kjo do të thotë se trupi e shpirti janë dy entitete të ndara dhe të bashkuara. Njësoj është shkolla dhe mektebi.
Gjersa shkolla e ka për fushëveprim intelektin e njeriut (arsimimin), në anën tjetër Mektebi e ka fushëveprim shpirtëroren e tij (edukimin).
Në një proces ndërveprimi, intelekti e ka prodhuar civilizimin kurse shpirtërorja e ka prodhuar kulturën, me të cilat dallohen popujt njëri nga tjetri.
Këtu ngjizet rëndësia e patjetërsueshme e mektebit dhe ana historike e tij.
3.
Kush mendon se shkolla e mbulon edhe edukimin, nuk ia ka qëlluar.
Në fakt, shkolla bën përpjekje për ta mbuluar këtë pjesë, porse nuk mund të ketë suksese, sepse i mungojnë ‘veglat’ e punës.
Në ajër fluturohet me airoplan, në deti me anije, kurse në tokë me rrota.
Këto ligje nuk i ka vendosur njeriu, por njeriu duhet t’i përshtatet atyre, me dëshirë apo pa të.
Për shkak se shkenca e Kelamit (doktrina e besimit) është e ndjeshme, dijetarët kanë thënë se ajo përngjason me detin, kushdo që hyn në ujë pa ditur not, mbytet.
E njeriu është një mikrokosmos tipik, ku të tjerët mund të ‘mbyten’ në të
Prandaj, edukimi i mirëfilltë mund të bëhet vetëm me mjete shpirtërore (feja).
4.
Arsimi laik nuk e njeh terrenin e shpirtërores, e kjo do të thotë se nuk ka ndikim në gjysmën e individit, përkatësisht në pjesën më rëndësishme të tij.
Pa arsimim nuk bën, por as pa edukatë. Sa është me vlerë njëri, po aq është edhe tjetri.
Njerëzit, nuk janë keqbërës për shkak të mosarsimimit, por për shkak të mungesës së edukatës…!
(vijon…)
Orhan Bislimaj
P.S.
Në foto me talentin e dallueshëm, Ajan Kryeziu, i cili e kishte rolin kryesor në dramën për haxhi Ymer Prizrenin, në Programin solemn të KBI-Prizren, i mbajtur më datë 11 korrik 2024, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me rastin e përmbylljes së vitit shkollor në Mekteb 2023/2024. Unë i thash, ku je Ymer Prizren, ai u qesh😊.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *