1.
Pas një historie me plotë përplasje, luftëra e antagonizma në mes popujve, civilizmeve e kulturave, më në fund, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), më 10 dhjetor 1948 e shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, me 30 nene.
Në Nenin (2) thuhet:
“Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.”
2.
Këtë frymë të Deklaratës e kanë ndjekur edhe konventat e tjera, si: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore (1950); Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), etj.
Rrjedhimisht, të gjitha shtetet janë të detyruar që t’i respektojnë këto liri dhe të drejta univerzale, gjatë nxjerrjes së ligjeve.
(Mjaftojnë këto argumente për ta gjykuar Enver Hoxhën, si një diktator kundër historisë e kundër popullit, kur e ndaloi zyrtarisht fenë në Shqipëri në vitin 1967).
3.
Në Nenin (18) të Deklaratës, thuhet:
“Gjithkush ka të drejtën e lirisë (…), të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.”
Shtetet e Evropës, pjesa absolute e tyre, e kanë futur lëndën fetare në shkollat laike shtetërore.
Shtrohet pyetja, përse ata e bënë një gjë të tillë, e ne shqiptarët nuk e bëjmë!?
Do të ishte gabim ‘enverist’, nëse një vlerë njerëzore, siç është besimi fetar, që ka prezencë më të madhe ndër njerëz se sa çdo gjë tjetër, t’i lihet fatit apo të nëpërkëmbet.
4.
Ndonëse Mektebi ka ekzistuar shumë më herët, megjithatë është duke i qëndruar besnikë Deklaratës së OKB-së.
Edhe prindërit duhet t’i qëndrojnë besnikë kësaj Deklarate, duke ua mundësuar fëmijëve edukimin dhe kulturën fetare në Mekteb, atë që do të duhej ta mundësonte shteti në shkollë…!
(vijon…)
Orhan Bislimaj
P.S.
Në foto, Adnit Fishekçiu, i cili në emër të nxënësve të Mektebit ‘Qohaxhi Mahmud’, e dorëzoi shumën prej 100 euro për nevojat e mektebit, të tubuar nga kursimet e tyre, 22.07.2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *