1.
Para dhjetë dite, më saktë më datë 29 korrik 2024, në zyren time, e pranoi Islamin qytetarja evangjeliste gjermane (K.S-K).
Në momentin që e shqiptoi ‘shehadetin’ ka qajt shumë edhe gjatë, me një mallëngjim të paparë, gjersa të gjithëve na bëri në vaj.
Ky është ai konvertimi i njëmendtë, që fillon natyrshëm, ka dëgjuar për Islamin, ka hulumtuar për Islamin dhe në fund e ka përqafuar.
Nëse kështu vepron edhe dikush prej Islamit, do t’i themi ‘bravo’!
Por, nuk është konvertim ai spektakli i inskenuar në kishat katolike (politike) nëpër kodrat e Llapushnikut, e nën ndikimin e alkoolit.
Pyetni ata të ‘pagëzuarit e të lumturuarit’, çka dijnë për krishterizmin, bash asgjë.
Pyetni, çka dini për Islamin, edhe a e keni shqiptuar ndonjëherë shehadetin që po thoni se keni qenë musliman. Kurrë!
Prandaj, në rastin më të mirë ata kanë mundur të jenë paganë, por jo musliman, e me ‘konvertimin’ e tyre në katolik, e kanë tradhtuar shqiptarinë.
2.
Krejt e dijnë se rinia e Evropës dhe e botës është duke e përqafuar Islamin si vlerë.
Po ashtu, të gjithë e dinë se kishat përditë janë duke u shndërruar në depo për mallrat.
Duke hulumtuar në internet, më doli një titull: “Kush janë 12 priftërinjtë e famshëm, akademikë me grada shkencore, të cilët e braktisen Krishterizmin dhe e pranuan Islamin? Përse ata e pranuan Islamin?
(Por, kur e hapa, e pash se nuk ishin vetëm 12 priftërinjë, me emër e mbiemër, por mbi 24 të tillë e më shumë).
Paramendo, me dhjetëra e qindëra priftërinjë, peshkopa e kardinala kalojnë në Islam!?
Shtrohet pyetja, a ka ndodhur ndonjëherë, që ndonjë imam, apo kryeimam, apo myfti të ketë kaluar në krishterizëm!?
Kurrë, kurrë nuk ka ndodhur, e as nuk ka për të ndodhur.
3.
Nuk ka për të ndodhur, sepse Islami është e vetmja fe e zbritur prej Allahut, prandaj Allahu ka thënë:
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” (Ali Imran, 85)
Vijon…
Orhan Bislimaj
Xhamia e ‘Bajraklisë’ (Gazi Mehmet Pasha), Prizren
9 gusht 2024
P.S.
Emrat e priftërnijëve e pastorëve:
1) Prifti amerikan Hilarion Heagy, nga katolik në musliman (Kaliforni, SHBA);
2) Prifti Vladislav Sohi, nga ortodoks në musliman;
3) Peshkopi Kleopas Daclan, nga Filipinet;
4) Prifti rus Vjacheslav Polozi, nga ortodoks në musliman;
5) Prifti rus, Vladimir Ugryumov, nga ortodoks në musliman;
6) Prifti amerikan, prof.dr. Craig Victor Fenter, nga katolik në musliman;
7) Prifti amerikan, Rafael Narbaez, Los Angjelos, SHBA, ministër I dëshmitarëve të Jehovait, në musliman;
Prifti suedez, Leif Skjetne;
9) Prifti amerikan dr. Jerald F. Dirks;
10) Pastori amerikan Samuel Shropshire, nga Karolina e Jugut;
11) Prifti Australian Gould David;
12) Pastori nga Afrika e Jugut, Robert Westmoreland, i cili kaloi në islam bashkë me ‘kishën e tij’ dhe 12 pastorë të tjerë.
Lista është e gjatë…!