A mos keni dyshim n’Zotin…!?
Sot, shumë kollaj e kemi për ta kuptuar vigjilencën e Zotit mbi njeriun.
Për shembull, njeriu ka krijuar sistemin e rrjetit telefonik, satelitor, të radarëve, senzorëve, gps-ve, e plotë të tjera që nuk ua dijmë edhe emrat.
Përmes tyre, njeriu, arrinë të shohë botën nga njëri skaj në tjetrin skaj; arrinë të dëgjojë bisedat e njerëzve, shkronjë-shkronjë, të regjistrojë ngjyrat e zërit e intonacionin; përmes mjeteve zmadhuese, arrinë ta zbresë një objektiv të largët, në pëllëmbë të dorës; përmes aparatave të ndryshme, të shohë edhe përtej pengesave fizike; edhe plotë premtime në proces, gjersa bëhet fjalë edhe për leximin e mendimeve në trurin e njeriut!
Paramendo, këto njeriu i ka arritur, ky njeri, i dobët! Kjo qenie relative, që sot është e nesër nuk është!
E, tani kush ka dilemë në fuqinë e Allahut!? Kush ka dilemë në Atë, që e ka krijuar trurin e këtij njeriu. Kush ka dyshim në mbikqyerjen e tij, ndaj çdo gjëje!?
Allahu, pasi sjell shembuj të tillë në Kur’an, thotë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? (Ibrahim, 10)
Allahu i ka specifikuar qiejt e tokën! Paramendo sa e sa trupa qiellor janë në këtë gjithësi, me miliarda. Ata, notojnë me përpikëri! Po të mungonte mbikqyerja e Allahut, konsistente e permanente, do të përmbysej çdo gjë. Një lëvizje e diellit, do të shkatërrone çdo qenie të gjallë!
Prandaj, njeriu, duhet ta dijë e të besojë se Allahu, e mbikqyrë njeriun, e sheh dhe e di çdo përshpëritje të tij. Shembuj të till aka shumë në Kur’an.
Me një rast, një grua erdhi te Pejgamberi a.s., për problemin që kishte me burrin e vet, dhe gjatë bisedës me Pejgamberin a.s., ankohej tek Allahu. Pas kësaj, Allahu e zbriti ajetin:
“Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” (El-Muxhadele, 1).
Zot i Madh, na mbroj nga kjo pandemi e poshtër…!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 08 Prill 2020
(Nga karantina, #Covid-19)