1.
‘Konvertimet’ apo më mirë të themi ‘kinse konvertimet’ në kishën “Shën Ndou” në Gllogjan të Deçanit dhe “Shën Abrahami” në Llapushnik të Drenasit, veç konvertime nuk mund të jenë.
Sepse, po ndodhin me motive të ulëta, nga inati, mllefi, urrejtja, etj, e nuk po ndodhin nga motivet objektive, pra në mënyrë të natyrshme siç ndodhin konvertimet e mirëfillta,
Janë bërë nërvoz me një imam, edhe prej inatit drejt e n’kishë. Pasnesër bëhen nërvozë në priftin, edhe pastaj vrap e n’xhami.
E kanë shndërruar Kosovën në cirk, kurse kishat në teatër komedie.
Para ca kohësh, Sabit Geci u pa në kishë duke ‘u pagëzuar’. Kisha e bëri lajm se e ka ndërruar edhe emrin në ‘Kastriot’, por ç’e do vetë Geci i demantoi publikisht:
“Jo more vëlla, emrin as s’e ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë me e ndërru fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhanë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”.
Fatkeqësisht, për këso konvertime po flasim…
2.
Konvertime të vërteta quhen ato që ndodhin në mënyrë të vetëdijshme, mbi bazën e bindjes, argumentit dhe të vlerës, e në kohën e sotshme janë vetëm ato që po ndodhin nga fetë e tjera në Islam.
Pas 21 vite shërbim në kishë, peshkopi Kleopas Daclan nga Filipinet, në vitin 2018 kaloi në Islam dhe u bë musliman i devotshëm.
Pra, ta kemi parasysh, bëhet fjalë për peshkop (kryetar i një dioqeze ortodokse), e jo për një kristian të rëndomtë.
Vendimin nuk e kishte marrë si një avanturë inati, apo për çfarëdo arsye tjetër, por pas një leximi, studimi e krahasimi në mes të krishterizmit dhe Islamit.
Kleopas Daclan i thotë dy të vërteta:
a) E kam studiuar gjatë Biblën në tri gjuhë, në greqisht, hebraisht dhe aramaisht dhe jam tronditur nga kontradiktat e kundërthëniet e mëdha që i kam gjetur, sa më thellë që kam lexuar, aq më shumë më janë shtuar kontradiktat; dhe
b) E kam lexuar Kur’anin dhe jam bindur se ai është fjalë e Zotit dhe e përmban gjithë të vërtetën. I vetmi Kur’ani ruhet në gjuhën origjinale (arabe) në të cilën është shpallur, kurse librat e krishterë ato nuk janë ruajtur në gjuhën e tyre origjinale dhe të gjitha janë kundërshtime e kontradikta.
Ai thotë “kam qarë shumë kur u konvertova në Islam, sepse Islami thjesht është feja e vërtetë”.
Si ai, ka vepruar edhe prifti amerikan nga Karolina e Veriut, prof.dr. Craig Victor Fenter, i cili në vitin 2006 kishte kaluar prej katolik me gradë pastori në musliman, e shumë e shumë të tjerë…!
Vijon…
Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *