1.
Fundja, konvertime besimore apo fetare gjithmonë ka pasur dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi.
Vetë shqiptarët, kaluan nga paganizmi në Krishterizëm e nga ky i fundit kaluan në Islam.
Ashtu si romakët, përkatësisht bizantinët që u mburren me braktisjen e paganizmit (besimin e vjetër) dhe kalimin në Krishterizëm (besimin e ri), njësoj shqiptarët vepruan me braktisjen e Krishterizmit dhe konvertimin në Islam.
As arabët muslimanë kurrë nuk u kthyen në ‘idhujtarinë e dikurshme fisnore’, as turqit e as romakët e krishterë në ‘paganizmin e vjetër etnik’.
Njësoj edhe shqiptarët, pas pranimit të Islamit, kurrë nuk janë rikthyer në Krishterizëm.
2.
Në Kur’an, Allahu i Madhëruar e përshkruan një kategori të jobesimtarëve, të cilët kanë bërë manovrime me konvertime besimore, gjatë periudhës së Muhamedit a.s. (shek. VII).
Një herë e kanë deklaruar hyrjen në Islam, pastaj kanë dalë prej tij, pastaj përsëri kanë hyrë në Islam, pastaj përsëri kanë dalë prej tij, duke e fuqizuar mosbesimin e tyre tej mase ( ثُمَّ ازْدَادُوا كُفْرًا), siç ka ardhur në kaptinën En-Nisa, 137.
Sipas komentuesve të Kur’anit, kjo kategori kurrë nuk kanë qenë besimtarë / muslimanë, apo thënë ndryshe kanë qenë hipokritë / munafikë në besimin e tyre.
Ndërsa, sa i përket pjesës “duke e fuqizuar mosbesimin e tyre tej mase ( ثُمَّ ازْدَادُوا كُفْرًا)”, dijetarët thonë se ka të bëjë me përkushtimin e madh të tyre në përgatitjen e mashtrimeve të llojllojshme dhe komploteve kundër muslimanëve (هو جدهم واجتهادهم في استخراج أنواع المكر والكيد في حق المسلمين).
Në lidhje me ta, Allahu thotë: “Ti (Muhammed) lëjmëroj hipokritët / munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.” (En-Nisa, 138)
3.
Përtej hipokrizisë besimore, këto ‘konvertimet’ që po ndodhin nëpër kishat katolike, përveçse nuk janë konvertime, në anën tjetër, janë pjesë taktike e një ‘shtabi operativ’, që tash e sa vite po zhvillon një luftë speciale kundër Islamit e muslimanëve!
Kjo vërehet qartazi në deklarimet dhe organizimet e tyre publike, ku ata tashmë haptazi i kanë shpallë ‘luftë publike’ kulturës islame dhe muslimanëve, e që në konvertimet normale nuk ndodhë një gjë e tillë.
Për më shumë, në disa portale u zbulua se po derdhen mjete financiare, pra 3,800 euro për atë që konvertohet në katolik, kurse 5,000 euro nëse shkon edhe në kishë publikisht…!
Vijon…
Orhan Bislimaj