Elhamdulilah, dita e djeshme ka qenë plotë bereqet, dy xhami të Prizrenit e organizuan ceremoninën e ‘Hatmes’:
1) Xhamia ‘Medina’, imam Arif. ef. Memdaj, ku e mbaruan Mektebin 21 nxënës; dhe
2) Xhamia e fsh. Mushnikovë, imam Nailj ef. Skenderi, ku e mbaruan Mektebin 25 nxënës.
Gjithsej, 46 yje në shoqërinë tonë…
Tek ata e shohim të ardhmen e shoqërisë tonë të shëndosh, pa drogë, pa alkool, e pa vese negative.
Konvertime e ç’konvertime, ato janë predha të armiqve, rinia e sotshme e ka ndarë mendjen, vetëm përpara, me arsim shkollor, edukim fetar dhe sinqeritet në punë.
Askush nuk dëshiron që të kthehet në periudhën e neolitit, edhe nëse i parapëlqen guvat e reliktet historike.
Po ashtu, pavarësisht se e ka dashtë shumë, në anën tjetër askush nuk dëshiron që babai t’i ngjallet prej vorrit.
Historia i ka fletët e veta.
Sado që ke folur mirë, pas një kohe i gjejsh vetit shumë behane.
Bile, edhe dielli e ka vetëm një biletë dhe atë njëdrejtimshme, në atë ditë që lind nga perëndimi, Pejgamberi a.s. ka thënë prite Kijametin.
E ardhmja është para nesh, e jo pas nesh, se edhe uji që kthehet pas, shndërrohet në moçal…!
Shumë urime për nxënësit, prindërit dhe imamët, Arif ef. Memedaj dhe Nailj ef. Skenderi!