1.
Bashkë me kolegët e KBI Prizren, e filluam vizitën në Turqi me 17 tetor 2024, kurse e mbaruam sot me 21 tetor 2024, me përshtypje të mira e mbresëlënëse.
Patëm takime e vizita të ndryshme në disa komuna:
Stamboll, Samsun, Bafra, Sinop, Kostamonu, Safranbolu, Karabük, Amasra, Devrek, Bolu, Abantgölü, Düzce, Sakarya dhe Kocaeli.
Ishte një vizitë e dobishme.
2.
Një falënderim të veçantë për z.Mustafa Yelek, kryetar i Federatës së shoqatave në Turqi, si dhe drejtues i shoqatës Ilim Yayma Cemiyeti, për mikëpritjen dhe organizimin e vizitës.
3.
Po ashtu, një falënderim për Ilker Yílmaz, i cili na shoqëroi gjatë këtyre ditëve, 24 orë.
Ishte një person tepër i mirê. Kishte disa aftësi specifike, të lindura, gjersa 4 herë e kishte thyer rekordin e Ginisit.
Por, kur na tregoi këtë sukses, nga modestia na tregoi dhe një batutë që na bëri të qeshim të gjithë:
“Një person me shkathtësi të këtilla kisjte shkuar te Padishahi, i cili, kishte urdhëruar që atij personi t’i jepeshin 50 lira ari dhe një rrahje me 50 kamgjika. Personi me habi pyet, për lirat në rregull, por pse kamgjikat? I thojnë: sepse po merresh me punë të kota!😊
Përveç përvojës, vizitat e këtilla janë edhe mësim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *