Karantina…!

Prej datës 13.04.2020 edhe Prizreni në karantinë, sikurse shumë komuna të tjera të Kosovës.

Më mirë do të ishte të mos kishim fare Covid-19, por tani duhet vigjilencë e vetëdije gjithëpopullore.

Krejt po thojnë, ky virus nuk është mahi. Andaj, të respektojmë institucionet!

Në raste të tilla, karantimi i qyteteve e fshatrave, përbën metodën më të mirë dhe më efikase në parandalimin e epidemive e pandemive. E, në rastin tonë, që jemi shtet i ri, pastaj më shëndetësi të pazhvilluar, është më shumë se domosdoshmëri.

 

Thënë të drejtën, këtë metodë e ka rekomanduar Muhamedi a.s., që në fillim të shekullit të VII, kur ka thënë: “Nëse merrni vesh se në një vend ka rënë epidemia, mos hyni në atë vend. E nëse ajo bie në vendin ku jeni ju, atëherë mos dilni prej tij!”

Ibni Sina (Avicena), që u tha se e ka zbuluar i pari, në fakt e ka marrë prej Pejgamberit a.s.

Prandaj, sot për sot, qëndrimi në shtëpi është shpëtim!

Qytetarët, duhet të tregojnë mirëkuptim, sepse pandemitë e kanë kohën e limituar. Ato, përngjasojnë me vërshimet e ujërave, kush largohet, shpëton e kush i del përpara, e fshijnë.

Dëshirat tonë duhet t’i përshtasim me mundësitë që kemi. Sabri selamet!

E, pasi t’i respektojmë masat preventive, atëherë kemi shumë arsye që të kërkojmë edhe ndihmën e Zotit Fuqiplotë, por jo e kundërta!

Zoti i Madh, na largo pandeminë Covid-19…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 13 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

 

P.S.

Domethënia e fjalës karantinë, nga fjalori:

1) Masë mbrojtëse që merret për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike, duke i mbajtur përkohësisht në një vend të veçuar nga të tjerët njerëzit e sëmurë, kafshët a bimët e prekura nga sëmundja, ata që dyshohet se janë prekur nga një sëmundje ose njerëzit që kanë pasur të bëjnë me ta. 

2) Vend i veçuar, ku bëhet kontrolli shëndetësor i njerëzve, i automjeteve ose i mallrave që vijnë prej një shteti a krahine të prekur nga një epidemi. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *