Përse njeriu i parë u quajt Adem…?
(Dersi i xhumasë)
1.
Dega e dytë e imanit është besimi se Muhamedi është i dërguar i Allahut, përfshirë pejgamberët e tjerë para tij, paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.
Kur’ani i përmend 25 pejgamberë me emër, por ka transmetime se numri i tyre ka qenë mbi 124 mijë.
Allahu thotë “Çdo popull ka pasur udhëzues – pejgamber.” (Er-Ra’du, 7)
Jo rastësisht, Allahu e ka mbushur Kur’anin me rrëfime për pejgamberët. Sa herë që i lexojmë gjejmë frymëzim dhe na bëhen uvertyrë.
2.
Pejgamberët e kanë mbajtur aktive idenë e imanit në sipërfaqën e tokës, dhe atë nga dy aspekte:
Aspekti i parë: I kanë thirrë njerëzit në iman dhe ua kanë shpjeguar mënyrën e drejtë të besimit në Krijuesin; dhe
Aspekti i dytë: Ua kanë dëftuar kornizën ligjore për veprimet e tyre, pra kodin penal, civil, etikën, etj.
Ndërsa, udhëzimi i njerëzve nuk ka qenë në dorën e tyre, por në dorën e Allahut.
Për shembull, Nuhi a.s. ka jetuar gjatë, rreth 950 vjet i ka thirrë njerëzit në fe, por ç’e do shumë pak njerëz i besuan, kurse Muhamedi a.s. rreth 23 vjet por shumë i besuan…
3.
Pa mësimet e pejgamberëve, njeriu kurrë nuk mund ta dijë mënyrën e drejtë të besimit në Zotin, kjo është çështje e kryer.
Po ashtu, nuk mund ta dijë se ka melek, ka exhin, ka shejtan, ka ahiret, ka xhennet, xhehennem, kijamet, ringjallje, etj.
Kush mendon se i di, i ka bërë iluzion vetit, ose ka m’i mveshë diçka që nuk i takon, ose do t’i mohojë diçka.
E nëse del nga kjo botë pa e besuar Allahun në mënyrë të drejt, ai ka bankrotuar në gjënë më kryesore të jetës.
Kundrejt kësaj, të gjitha arritjet e tjera janë të pa rëndësishme.
Për këtë arsye, pejgamberët janë quajtur ‘argumente të Allahut’ (حجج الله) ndër njerëz, që njerëzit mos të gjejnë arsye nesër me thënë se nuk e kemi ditur.
4.
Për shembull, për shkak të injorimit të mësimeve të pejgamberëve, njerëzit kanë besuar se e kanë prejardhjen prej majmunit (homo sapiensit)!?
Njeriu i parë është quajtur ‘Adem’, sepse me këtë emër quhet dheu, shtresa e tokës (أديم الأرض).
Pejgamberi a.s. thotë: “Allahu e krijoi njeriun nga të gjitha llojet e tokës, andaj edhe njerëzit kanë ardhë sipas saj: të kuqrremtë, të zi, të bardh të përzier, të këqij, të mirë.”