Rasti i ‘Uhudit’ dhe #Covid-19…!

Fëmija nuk rrëzohet kur e di se nuk di të ecë, por rrëzohet kur e fiton sigurinë e parakohshme.

Herët, e pata lexuar një thënie: “Mos i premto vetës diçka që s’e ke, se humb vullneti për ta pasur!” Shumë e vërtetë!
Mbaj mend nga koha e studimeve, ai student që ia bënte ‘rrafsh’ vetit, se këtë provim e atë lëndë, e kam të kryer, ai në fund zhgënjehej. Sepse, e konsumonte vullnetin për punë / mësim dhe nuk i mësohej.

Prandaj, injorimi i rrezikut real është vetëmashtrim.

Ne, sikur, parakohe i premtuam vetit shpëtimin nga pandemia, e injoruam.
Mjeku, kur i thotë pacientit, se terapinë duhet ta çojë deri në fund, e ka parasysh rrezikun e rikthimit të sëmundjes. E ky rikthim është me pasoja serioze, sikurse ‘varra’, kur pezmatohet.

E, tani reaksioni i pandemisë, si duket po bëhet më agresiv, sepse mobilizimi ynë si shoqëri, ndoshta pësoi rënie. Në raste të tilla, e tërë çështja është në dorë të qytetarëve. Shteti nuk mund t’ia vendosë secilit nga një policë n’shpinë.

(Vallah bre hoxhë efendi, kur po i dëgjoj fjalët e tua, po më mbushet mendja, por pastaj po vazhdoj me timen. Hoxha i thotë, e ku me gjet një hoxhë, me ta vu n’shpinë kah te shkojsh, heheh)

Vëllezër e motra, mos i harroni porositë e institucioneve. #RriNshpi#Rripastër, shpëto veten dhe të tjerët! Sabri selamet!

Pejgamberi a.s., në luftën e ‘Uhudit’, ia ka pa sherrin atij momentit, kur luftarët e shpallën fitorën parakohe dhe lëshuan istikamet. Ndërkohë, armiku është rikthyer me vrull në betejë, i ka zënë në befasi dhe u ka shkaktuar dëme marramendëse në njerzë, gjersa edhe vetë Pejgamberi a.s. është rrezikuar me jetë.
Këtë humbje, muslimanët e kanë mbajt n’mend gjatë!

Zot, n’dorë Tënde…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 13 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *