E pranuam me kënaqësi!
Xhamia e fsh. Gaçkë, Ferizaj, u hap solemnisht më datë 23 tetor 2024, e në historikun e ndërtimit të saj, krahas shumë e shumë të tjerëve, në krye të listës, zë vend të veçantë një person nga Prizreni.
Ai, është h. Urim Hoxhaj, humanist e bamirës i madh, që jeton e vepron në Gjermani, tashmë i njohur ndër ne.
Kontributi i tij për këtë xhami brilante ishte i madh, nuk është dhjetëra mijëra euro, por qindra mijëra euro.
Natyrisht, e ka bërë ‘fi sebililah’ edhe disi nuk ka qejf m’u marr me mirënjohje, por në anën tjetër, KBI-Ferizaj ka dashur ta nderojë kontributin e tij të shquar, së paku me një dokument falënderimi.
Andaj, sot më datë 19 nëntor 2024, imami i Gaçkës, Ardian ef. Sejdiu, së bashku me Muhamet ef. Havolli – imam dhe Kryetar i Qendrës Islame Shqiptare në Karlsruhe si dhe Kryetar i Unionit të Qendrave Islame në Baden Ëürttenberg, na përcollën “Mirënjohjen” për haxhi Urimin.
E pranum me kënaqësi dhe i falënderuam shumë për vizitën, gjithnjë me idenë e përbashkët se më e rëndësishme se të gjitha është mirënjohja nga Allahu.
Zoti e shpërbleftë haxhi Urimin dhe të gjithë ata që kontribuojnë në projekte të ndryshme ‘fi sebililah’…!
Në shoqëri edhe të kryetarit të KBI-Prizren, ef. Valon Ibrahimi, sekretarit dr. Faruk Ukallo dhe imamit Hfz. Osman Hajri Bekteshi, patëm muhabet të mirë…!