Sonte, më datë 27 nëntor 2024, me një program kulturo-artistik (Kur’an, ilahi, recital, dramë, poezi, etj.) nxënës nga mektebet e xhamive të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizren, e shënuan Nëntorin e Madh.
Me moton ‘NE JEMI NJË’, nxënësit e kujtuan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, si dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëpërmjet këtyre organizimeve, duhet ta frymëzojmë brezin e ri me dashuri për atdheun, kombin e shoqërinë, si dhe me idenë e bashkimit kombëtar shqiptar, si një objektiv madhor deri në jetësim.
Programi filloi me lexim të Kur’anit dhe ishte një program fantastic.
Përgëzime mualimeve (mësueseve fetare) për organizimin…!