1.
Nëse don të dish për 28 nëntorin, ndalu për një moment dhe përfytyroje vitin 1912!
Nisja prej shteteve fqinje sllave, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë duke iu vursulur Shqipërisë, si bishat mbi gjahun;
Përfytyroji dhunimet e masakrat e tmerrshme mbi shqiptarë, dëbimet e depërtimet nga tokat e veta;
Mbi të gjitha, përfytyroje për një moment veten pa fe, pa identitet, e pa komb, i humbur e i sllavizuar, duke folur sllavisht.
Ku është Shkupi, Janina, Çamëria, Preveza, Tivari. Sot jo, por asokohe ishin si Tirana e Prishtina.
Në këtë mes, zë peshë 28 nëntori.
Edhe pse e gjymtuar, në këtë Ditë, Shqipëria e pavarur u bë Amë e copëzave etnike dhe moment për mbijetesën e kombit shqiptar.
2.
Allahu në Kur’an i drejtohet Muhamedit a.s.:
“Përkujtoja atyre ditët e Zotit (të mirat që u dhuroi), sepse me të vërtetë, në përkujtimin e tyre ka argumente për çdonjërin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.” (Surja Ibrahim, 5)
Në këtë ajet i kemi dy mesele.
3.
Meselja e parë është pjesa e ajetit: “Përkujtoja atyre ditët e Zotit (të mirat që u dhuroi)…
Pejgamberi a.s. kur shkoi në Medine i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e dhjetë të muajit Muharrem. I pyeti, pse po agjëroni, ata i thanë sepse në këtë ditë Zoti e ka shpëtuar Musain (Mojsiun) dhe popullin Izraelit prej Faraonit të Egjiptit, andaj në shenjë nderimi. Me këtë rast, Muhamedi a.s. tha: Na kemi më shumë prioritet te Musa se sa ju, edhe i urdhëroi shokët që ta agjërojnë këtë ditë.
4.
Meselja e dytë është pjesa e ajetit: “Sepse, në përkujtimin e këtyre ditëve, ka argumente për çdonjërin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.”
Vërtet ka argumente, sepse këto ditë duhet të shërbejnë për vetëdijësimin tonë, për të kaluarën, për të tashmen e për të ardhmen.
Ata që janë sprovuar rëndë, që kanë dhënë shumë për vendin, që kanë dhënë gjak e gjymtyrë, apo që kanë dhënë ndonjë anëtarë të famijes dhe durojnë për hirë të Allahut, Allahu i begaton me mirësi.
Po ashtu, Allahu i begaton edhe ata që e falënderojnë Allahun për mirësinë që ka ndodhur në këto ditë të veçanta.
Prandaj, le t’i frmëzojmë fëmijtë me dashurinë për atdheun, e assesi kundër vlerave të luftës, dëshmorëve, heronjëve, luftëtarëve, sepse kështu e mbysim idenë e sakrificës për atdheun.
Historia sillet si rrota, sot jemi lartë, por një ditë ndoshta gjendemi përsëri poshtë e nuk ka kush i del zot atdheut…!
Xhamia e ‘Bajraklisë’ (Gazi Mehmet Pasha), Prizren
29 nëntor 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *