1.
Të gjithë e kemi ditë se ‘konvertimet e telekomanduara’ që ndodhen gjatë vitit 2024 e kanë pasur hallin e regjistrimit të popullësisë.
U munduan ta ndërtojnë një percepcion se kinse njerëzit po largohen prej Islamit, por e humbën edhe dynjanë edhe ahiretin.
Përqindja 93.49 % e muslimanëve, në fakt është rreth 96 % në gjendjen faktike. Hiq më larg, sot më tha dikush se nuk ka mundur të regjistrohet e ai është vetë i pesti.
Shto këtu faktin se, shifra prej 23,718, që kanë abstenuar nga përgjigja, ata janë muslimanë, por për X arsye, paçka edhe politike, nuk janë deklaruar.
Nejse…!
2.
Në Kur’an, Allahu e ka sjellur një moment ku e vërteton dominancën përfundimtare të Muhamedit a.s. kundrejt jobesimtarëve të asaj kohe, në Mekkë e Medinë.
Allahu thotë:
“Sot, jobesimtarët e humbën shpresën për fenë tuaj (se do ta ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni.” (El-Maide, 3)
Ky ajet, thuhet se ka zbritur me rastin e çlirimit të Mekës (viti 630), e sipas një verzioni tjetër në haxhin lamtumirës në Arafat (viti 632).
Në fakt, ajeti në fjalë e pati mbyllur një periudhë të antagonizmit ndërshoqëror.
3.
Statistikat e djeshme mbi regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, përfundimisht duhet ta mbyllin kapitullin e nxitjes së urrejtjes kundër muslimanëve.
Shoqëritë janë shkatërruar atëherë kur janë përfshirë në nacionalizma etnik dhe ekstremizma fetar.
Falë syçelësisë së Bashkësisë Islame, falë syçelësisë së imamëve, falë maturisë së xhematit, e kemi tejkaluar edhe këtë fushatë të keqe të një grushti njerëz që u çunë peshë kundër muslimanëve.
Tani është koha për rikuperim të dëmit…
Mediat e Kosovës, disa prej tyre, përfundimisht duhet të heqin dorë nga emisionet ku nxitet urrejtja çfarëdo qoftë ajo.
Po ashtu, mos t’i japin hapësirë personave të dyshimtë, që nuk përfaqësojnë askë, për pak ‘views’ apo ‘like’ facebook-i.
Raportet në mes muslimanëve dhe të krishterëve nuk janë si më parë.
Këtë dëm që e keni shkaktuar, populli nuk ua ka borxh, kurse popullit, atdheut e kombit ia kemi borxh qetësinë, harmoninë, tolerancën, mirëkuptimin e dashurinë në mes njerëzve, pa dallime fetare, etnike e racore…!