1.
Kijameti – shkatërrimi i gjithësisë ka qenë preokupim i njeriut gjithmonë.
Muslimanët besojnë se një ditë do të ndodhë Kijameti, njësoj besojnë edhe hebrenjtë dhe të krishterët.
Allahu është betuar në Ditën e Kijametit dhe ka folur aq shumë në Kur’an saqë është bërë fakt i padiskutueshëm:
“Dhe nuk ka dyshim se Kijameti do të vijë patjetër…” El-Haxh, 7.
“Të pyesin ty (Muhammed) për Çastin (kijametin) se kur do të ndodhë ai, thuaj: Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë askush pos Tij…” (El-A’raf, 187).
2.
Shtrohet pyetja, përse duhet besuar në Kijamet?
Përveç si një e vërtetë që ka për të ndodhur dhe nuk ka asnjë fije dyshimi, në anën tjetër qenësimi i Kijametit si degë e imanit ka për qëllim zhvlerësimin e pikëpamjes që e beson Natyrën për Perëndi.
Një lloj besimi në mes fiziolatrisë dhe panteizmit.
Jo vetëm në antikitetin e thellë, por pikëpamjet e tilla rreth natyrës e për natyrën i gjejmë prezente edhe sot, te secili popull edhe tek ne shqiptarët.
Për shembull, përtej traditës ‘Dita e Shëngjergjit’ që mbahet në maj ndërlidhet me pllejshmërinë e tokës pas dimrit.
Ose në rastin tjetër me vetëtimën dhe bubullimën, ku njerëzit kanë besuar se janë duke u përleshur Kuçedra me Drangoin, dy figura mitologjike shqiptare.
Edhe shprehja ‘Nëna Natyrë’ që e pati shpikur komunizmi anti fe, ka pasur të njëjtin qëllim, pra adhurimin e natyrës në vend të Zotit.
Ata nuk thonin ‘këto të mira na fali Zoti, por thonin na fali natyra’.
3.
Në këtë kontekst, e vërteta e Kijametit i shkatërron të gjitha pikëmapjet besimore devijante që ndërlidhen me adhurimin e planeteve.
Prandaj, Allahu kur e përshkruan Kijametin e nis me shkatërrimin e atyre që mund të ishin objekt adhurimi, dielli do të errësohet, hëna do të çahet, kodrat bëhen si leshi i shprishur, detërat vlojnë , yjet do të përplasen, qiejt palohen, etj., duke ua bërë të qartë idhujtarëve se nuk mund të jetë Zot diçka që ka fund dhe shkatërrohet…!
Xhamia e ‘Bajraklisë’ (Gazi Mehmet Pasha), Prizren
10 janar 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *