Me këtë rast, dua t’i ndaj dy momente:
1.
Njiheshim nga distanca, por në një moment të caktuar, që nuk e harroj kurrë, zemrat e tona e vendosen lidhjen e sinqertë për hirë të Zotit.
Kjo ndodhi para 4 apo 5 vitesh, në xhaminë “Maksud Pasha”, në Prizren, unë si imam e ai xhemat.
E mbajta hytben e xhumasë me temë “Para Zotit mos të shkojmë me hak të insanit”.
Haxhi Kemaili kishte nejt deri në fund të namazit dhe pas mbarimit të duasë m’u afru dhe më tha: “Hoxhë, nuk kam pas mendime të mira për ty, a ma bajsh hallall!? Pa dyshim ia bëra hallall çdo gjë.
Prej këtij momenti, për këtë njeri kam ruajtur një konsideratë të veçantë.
2.
Në Ramazanin 2024, na ftoi dhe na priti në iftar në restaurantin “Kulla e Jetimit” në Prevallë, nga i cili ndihmonte shumë jetimë të Kosovës.
Aty, bashkë me Faruk ef. Ukallo dhe Osman ef. Bekteshi i bëmë disa muhabete me rëndësi, e haxhi Kemaili na shpalosi një plan, e që e kishte si brengë para se të shkojë në ahiret.
E kemi amanet që atë plan-brengë (për të cilën do të flasim ndonjëherë tjetër) ta çojmë në vend pas vdekjes së tij.
Zot i Madhërishëm shpërbleje me xhennet firdews, ngushëllime familjes…!